Rama në Serbi: Kufijtë ti kthejmë në ura bashkimi
I pranishëm në forumin e biznesit Shqipëri- Serbi, kryeministri Rama ka thënë se kapitali i investimeve serbe në Shqipëri është nën potencialin e tij. Duke folur sot nga Nishi, ai shtoi se në vitin 2015 janë 115 milionë euro volum shkëmbimesh të cilën e cilësoi një shifër shumë të vogël.

Rama kujtoi se si dy vjet më parë ishte ndeshja e futbollit mes dy vendeve, duke kujtuar atmosferën që e shoqëroi atë.

“Kush mund ta përfytyronte atmosferën sot. Marrëdhëniet tona janë zhvilluar në drejtimin e duhur, në drejtim të njerëzve. Nëse ne arrijmë të krijojmë treg rajonal, kufijtë duhet t’i kthejmë në ura që na bashkojmë, ti japim jetë një tregu të përbashkët”, u shpreh Rama.

Gjate fjales se tij ai shtoi se duhet kthyer administrata në mbështetëse dhe shërbëtore të sipërmarrjes. Rama bëri me dije se në Shqipëri ka rreth 100 subjekte serbe në ndërtim, industri, turizëm e shërbime të tjera dhe tha se nëse do të pyeten këto sipërmarrje, ato do thonë se ndjehen shumë mirë në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2016, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori