S'ka më letra, mjekët do t'i japin recetat elektronikisht
“Brenda pranverës në të gjithë Shqipërinë do të aplikohet receta elektronike”.

Kryeministri Rama bëri këtë deklaratë nga Durrësi, duke shtuar se sot receta elektronike është një realitet i përshëndetur nga të gjithë mjekët e familjes.

Kreu i qeverisë pohoi se me këtë recetë korrupsioni në sistem bëhet i pamundur.

Receta elektronike e bën të pamundur korrupsionin. Nuk do shkruhen më me dorë para që merren nga akra e shtetit dhe që ndahen mes farmacistëve dhe zyrtarëve të korruptuar. Kështu bëhet kalimi nga projekti në letër në realitetin e përditshëm”, tha kryeministri.

Sa i takon korrupsionit në sistem, Rama tha se ka ende jo pak raste mes bluzave të bardha që njollosin të gjithë personelin shëndetësor me qasjen e tyre.

“Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por është sistemi që korrupton njerëzit, ja pse duhen bërë reformat”, përfundoi Rama.
Shtuar më 23/01/2017, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori