Rama në Durrës: Ekskavatorë të rinj e modernë për ujitjen dhe kullimin
Ditën e sotme në Durrës, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një investim të ri që futet në bujqësi, flotën e re të ekskavatorëve modernë që do të përdoren për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, 61 mjete të reja.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ky investim i shërben posaçërisht pushtetit vendor, bashkive të reja, rilindjes së fshatit.

“Flota e re e mjeteve do të shërbejë për të çuar ujin në çdo parcelë dhe garantuar pastrimin e mirëmbajtjen e vazhdueshme të kanaleve ujitës e kullues në territoret e bashkive të reja të vendit"

Kryebashkiakët e mbledhur në takim, që e mirëpritën investimin, vunë në dukje se sa shumë kishin vuajtur për të gjetur një ekskavator 'krahëgjatë" apo 'krahëshkurtër' për hapjen e një kanali a rezervuari apo në rast përmbytjesh, duke u dashur të trokisnin deri edhe në ministri për të siguruar një të tillë./albeu.com/



Shtuar më 07/02/2017, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori