CEZ/ Rama zbulon përplasjet me Çekinë: Ne fituam nga zgjidhja miqësore (VIDEO)
Update-Një përplasje e fortë është krijuar mes kryeministrit Rama dhe deputetes së PD, Jorida Tabaku, teksa kjo e fundit e ka pyetur nëse Çekia ka kushtëzuar statusin për CEZ.

I pyetur nëse Çekia ka kërcënuar me veto për marrjen e statusit të vendit kandidat të BE për Shqipërinë, Rama deklaroi se ka pasur presione, për të cilat ka biseduar drejtpërdrejt edhe me kryeministrin çek dhe ka njoftuar edhe vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian.

Në lidhje me marrëveshjen, Rama u shpreh se u bë më e mira për vendin, pasi qeveria e tij kishte trashëguar një pozicion të dobësuar dhe se zgjidhja miqësore ishte mundësia më e mirë.

"Pala çeke ka pasur pretendime serioze, lidhur me qasjen ndaj këtij problemi. Është e vërtetë që në prag të marrjes së statusit, qeveria çeke i ka përsëritur këto predentime me zë të lartë".

Në kundërpërgje, Tabaku iu referua tre letrave të shtetit shqiptar. Por Rama nuk e ka lënë me kaq, duke iu kundërpërgjigjur sërish me një pyetje.

"Çfarë kërkoni nga unë, që dilni në këtë përfundim tuajin. Që janë përfundime krejt të kundërta me përfundimet e mia".

10:38- Rama: Në 2013 CEZ në kolaps, morëm "zjarrfikësit" e FMN-së

Kryeministri Rama, aktualisht po dëshmon në Komisionin Hetimor të CEZ që drejtohet nga opozita. Gjatë debatit në Komision, ai tha se ishin rrethanat ato që imponuan zgjidhjen me mirëkuptim.

-Spaho: Po i referohem letrat

-Edi Rama: Lexojmë të njëjtët libra dhe kemi pikëpamje të ndryshme

-Spaho: Po ligjet duhen respektuar njësoj

-Edi Rama: Nëse ju nxirrni konkluzione në pikëpamjet tuaja, është e drejta e juaja

-Eduard Shalsi: Pse u synua zgjidhja e marrëveshjes me mirëkuptim dhe nuk u zgjodh çështja e të ndjekurit me procedurë gjyqësore?

-Edi Rama: Ishte një situatë tërësisht e komplikuar, humbjet ishin mbi 50 %, situata financiare ishte ajo që ishte dhe u detyruam të thërrasim zjarrfikësit e FMN-së, dhe BB e FMN kërkonin me këmbëngulje një zgjidhje të shpejtë.

Të gjithë rrethanat dhe arsyetimit privilegjonin zgjidhjen me mirëkuptim. Rrezikonim një kolaps energjetik e financiar, pa diskutuar faktin se nuk kishim asnjë shans të merrnim asnjë lloj investimi që i morrëm falë kësaj zgjidhje". /albeu.com/

Shtuar më 29/12/2016, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori