Rama: Mona, Luli, Saliu, e Iliri më sulmojmë se kanë frikë nga drejtësia
Kryeministri Edi Rama ka thënë në Kuvend, se ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta kanë inskenuar gjithë aksionin opozitar. Sipas Ramës, kjo është vendosur për shkak se të dy kanë frikë nga Reforma në Drejtësi.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kujtojnë se mund të më largojnë mua me molotovin e Lulit dhe Monikës. Këta të dy janë instrumenta, kujtojnë se do marrin pushtetin me kapsolla. Dy ustallarët kanë shenjestër më të largët. Unë jam shënjestra që iu duhet për të sjellë njerëz në protestë. Taulant më jep ca minuta. Shqipëria duhet ndalur para se të hapë kapitujt për negociatat me BE, që për dreq janë dy kapitujt e drejtësisë. Duhet të bindë BE se kemi ecur. Se Shqipëria është një shtet i të drejtës, se politikanët dhe gjyqtarët këputen si pras, kur janë të korruptuar. Edhe përgjimet e BILD ishin ushqimi i duhur, i servirur nga një shërbëtor famëkeq i Saliut në Prokurori që s’i hetoi.
Shtuar më 13/06/2019, ora 12:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori