Rama: Mocioni i debatit synon zgjidhjen e ngërçit politik
Pëlqej
Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një konferencë shtypi sot, sqaroi mocionin për debat të dorëzuar nga PS në Kuvend lidhur me progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2010, i cili refuzoi dhënien e statusit të vendit kandidat në BE.

“Ky mocion përbën përpjekjen për ta vënë në lëvizje procesin politik dhe kjo përfshin përgjegjësinë e Kuvendit ku një pjese e mirë e përgjegjësisë është e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, ndonëse është më i gjerë se kaq. Bëhet fjalë për një krizë e cila duhet të zgjidhet sa më shpejtë pasi prek qytetarët, ndonëse rrënjët i ka tek pushteti i vjedhur”, tha Rama.

Ai shtoi se pas refuzimit që BE i bëri Shqipërisë këtë vit, të gjithë duhet të angazhohen që kjo të mos ndodhë më në vlerësimin tjetër. Rama e fajësoi kryeministrin për refuzimin e statusit kandidat në BE për Shqipërinë, duke thënë se Berisha nuk e shesh raportin e KE, si një analizë të vërtetë të problematikës që ekziston në Shqipëri. “Berisha e sheh opinionin e Komisionit Europian si një dokument që nuk reflekton të vërtetën mbi qeverisjen”, tha Rama duke shtuar se në fakt, raporti është e vërteta mbi problematikën e rëndë mbi demokracinë e funksionimin e parlamentit e shtetit të së drejtës.
“Deputetët e opozitës kërkojnë kapërcimin e krizës politike në bazë të ofertës tonë të fundit, me qëllim hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit”, tha Rama.

Ai shtoi se me anë të mocionit PS shpreh vullnetin për zgjidhje politike të krizës ndonëse siç tha ai kërkesa për tu ulur në një tryezë është refuzuar nga PD. Rama më tej u ndal në disa problematika, duke filluar me transparencën zgjedhore, krimi i organizuar, çështja e pronave, dhe lirinë e medias.
Shtuar më 24/11/2010, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori