Rama- Milanoviç, diskutime mbi politikat e reja për zhvillim
Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama ka përmbyllur vizitën e tij në Kroaci me një takim me kryeministrin kroat, Zoran Milanovic ku në fokus të bisedimeve ka qenë rajoni dhe politikat e reja për zhvillimin.

"Me kryeministrin kroat folem perreth 90 min mbi rajonin dhe politikat e reja per nxitjen e zhvillimit, taksimin e ndershem e punesimin. Rame dakord te bashkepunojme per detajimin e programit tone mbi turizmin, mbrojtjen e vijes bregdetare dhe zhvillimin portual e peshkimin. Mikpritja e kryeministrit kroat ishte vertet mbreselenese. Largohemi nga Zagrebi per Tirane shume te inkurajuar per sot dhe per te ardhmen", shkruan Rama në rrjetin social Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2012, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori