TRONDITËSE/ Lushnje, djali godet më sëpatë babain
Rama: Miku im rrugë humbur, kujtoje sms-në që të nisa atë moment
Shefi i Qeverisë Edi Rama i ka kujtuar sot Lulzim Bashës një mesazh që i ka dërguar, kur sipas tij lideri i opozitës i ka hyrë rrugës së protestave.

Rama e ka quajtur Bashën si mikun e tij rrugëhumbur, që sipas tij me këtë qëndrimet që po mban nuk është më alternativë qeverisëse.

“Përfytyroni veten tuaja në duke parë në ekran nëse ai atje poshtë do isha unë mbrëmë… Por nuk ka më dëshirë të merrem me asnjë që ka bërë zgjedhjen e vet në media…

Dhe e fundit, unë e di që mund të tingëllojë si predikim në hava, por një mesazh kam për mikun tim Lulzim Basha: Kujtoje mesazhin që të kam çuar kujt i ke hyrë kësaj rruge, kohë më parë, dhe po ta përsëris, nuk je vonë të kthehesh nga kjo rrugë." tha ai.
Shtuar më 12/05/2019, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori