Rama, Meta dhe Ruçi braktisin Shqipërinë, përshëndesin me selfie nga jashtë

Pëlqej
Duket se të ikësh atëherë kur duhesh më shumë, është kthyer në një rrugë shumë të lehtë për njerëzit në jetë dhe akoma më keq, edhe për politikanët.

Ta paktën për politikanët e vendit tonë. Kështu teksa akoma kemi përmbytjen nëpër këmbë dhe gjërat janë shumë larg stabilizimit, tre figurat më të rëndësishme të shtetit, bëjnë selfie nga jashtë dhe i postojnë për të treguar se gjithcka ëhstë në rregull shkruan albeu.com.

Konkretisht, Kryeministri i vendit Edi Rama aktualisht gjendet në Bullgari, Presidenti Ilir Meta gjendet në Francë kurse Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci gjendet në SHBA.

Dhe ndërsa në Shqipëri njerëzit e përmbytur kërkojnë ujë, bukë dhe një vend ku të fusin kokën prej dëmeve, ata na përshendesin nga vende që ne nuk i shkojmë as të gishti i këmbës. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 19:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori