Rama mesazh për komentuesit: Mos rrini në kafene, ndiqni shembullin e pogradecarit (VIDEO)
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” u ka dhënë një përgjigje të gjithë atyre qe ankohen se nuk ka punë.

Sot ai ka treguar një tjetër shembull suksesi, të Ersolit, djalit 27-vjeçar nga Pogradeci.

Ersoli ka ngritur një biznes familjar, një kantinë vere, në vreshtat e zonës dhe projektet e tij për të ardhmen janë që produktet të kenë një cilësi dinjitoze dhe sa më të mirë.

Postimi i Ramës

Kur postova përpara pak ditësh një video për Anisa Kadarenë, një vajzë 27-vjeçare që ka krijuar punë për veten dhe ka punësuar të tjerë, duke zgjedhur bujqësinë jo kafenenë, pashë jo pak komente negative, përqeshëse, fyese, të cilat nuk më befasuan po më shkaktuan keqardhje për autorët e tyre.

Po postoj sot këtë video, me respektin më të madh për Ersolin, djalin 27 vjeçar nga Pogradeci, që është një tjetër shembull për çdo të ri që ankohet dhe e pret punen t’i vijë në kafene nga shteti. Atyre që ndoshta do të bëjnë komente si ato që përmenda më lart, u shpreh paraprakisht të gjithë keqardhjen time. /albeu.com/














Shtuar më 13/11/2017, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori