Rama mesazh nga Lushnja, a e "thumboi" kryeministri Fatmir Xhafajn?
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në TWitter, mengjesin e sotëm ka njoftuar dorëheqjen e ministrit të Brenshëm, Fatmir Xhafaj dhe emërimin e ministrit të ri Sandër Lleshi.

Por që nga ky moment Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim tjetër në lidhje me këtë çështje, edhe pse Xhafaj cilësohej si një nga ministrat më të fortë të qeverisë Rama.

Kryeministri në mesiditë ka qënë i pranishëm në Lushnjë në kuadër të anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste.

Nga aty ai dha disa mesazhe, ku njëri ishte më i fortë, dhe dukej si një kodim, ndoshta edhe për ministrin e brendshëm që dha dorëheqjen.

“Nëse do të dalësh ti gjuash me gurë shtëpisë, ik se nuk je pjesë e shtëpisë”, shprehet Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës

Kur hyn në një parti nuk i bën do të gjitha.Unë që kur hyra në parti hoqa dorë nga ideja që mund të shkoja prapë në plazh nudo. Nuk shkoja dot më, se mbaroi. Po ka dhe të tjera, diskutojmë ne me njëri tjetrin dhe kemi ndonjë shok që thotë jam njeri i lirë. Jo mo se nuk je njeri i lirë, je i lirë ta thuash këtu dhe ta diskutojmë këtu, por nuk je i lirë të dalësh atje e të gjuash me gurë shtëpisë ku jemi bashkë se nuk ka kuptim. Nëse do të dalësh ti gjuash me gurë shtëpisë, ik se nuk je pjesë e shtëpisë." /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2018, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori