Kryeministri Edi
Rama ka komentuar ngjarjet e fundit në Gjirin e
Omanit, ku dy anije cisternë u sulmuan me mina. Pasi Uashingtoni bëri përgjegjës Republikën Islamike të
Iranit për ngjarjen, edhe kryeministri shqiptar ka ndjekur të njejtën linjë me aleatin strategjik.
“Këto sulme në Gjirin e
Omanit janë një kërcënim serioz për paqen ndërkombëtare dhe sigurinë e energjisë.
Shqipëria qëndron e vendosur me Shtetet e
Bashkuara, Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe Emiratet e
Bashkuara Arabe kundër asaj që duket të jetë një provokim tipik i projektuar nga Irani për të përshkallëzuar tensionet”, shkruan
Rama në ‘Twitter’.
SHBA-të kanë publikuar një video që, sipas tyre, tregon rojet revolucionare iraniane teksa përpiqen të largojnë një minë të pashpërthyer pranë njërës prej cisternave të dëmtuara.
Sa i përket marrëdhënieve të Shqipërisë me Iranin, ato janë tensionuar për shkak të vendimit të Tiranës për të pranuar më shumë se 3000 muxhahedinë, grup i konsideruar terrorist nga Teherani.
Në dhjetor të 2018-ës u dëbua në
Shqipëria ambasadori i
Iranit, Gholamhossein Mohammadnia, i cili u akuzua se kishte kryer veprimtari në kundërshtim me statusin diplomatik.
Shtuar më 15/06/2019,
ora 18:59