Rama merr vendimin e pazakontë në prag të protestës
Nesër, opozita e bashkuar pritet të mbushë për herë të dytë sheshet me protestues kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pak ditë më parë, gjatë një interviste vetë kryeministri ka deklaruar se të shtunën do të jetë në Tiranë.

Ndërkohë, gjatë emisionit "Debati në Channel One" zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka bërë një deklartë të papritur.

Sipas saj, Rama ka urdhëruar që administrata të jetë në punë të shtunën me orar nga ora 08:00 deri në orën 16:30.

Zëdhënësja e PD-së deklaroi se kjo lidhet me frikën e Ramës se mos administrata merr pjesë në protestë. /albeu.com/

Shtuar më 26/01/2018, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori