Rama merr titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” në Francë (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ishte në një vizitë një ditorë në Francë ku u dekorua me titullin titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.

“Shumë i nderuar që kanë marrë Komandantin e Legjionit të Nderit nga Presidenti i Republikës Franceze! Faleminderit Francë”-shkruan Rama në Tëitter, duke postuar edhe dekoratën.

Dy qeveritë kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh të cilat ngrenë kuadrin e bashkëpunimit dypalësh Shqipëri – Francë në nivel strategjik.

Gjatë vizitës palët patën mundësinë të konfirmojnë marrëdhënien speciale midis Shqipërisë dhe Francës si dhe rëndësinë e bashkëveprimit afatgjatë midis dy vendeve në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe sigurisë, në rrafshin dypalësh, rajonal dhe më gjerë.

Në takimin e posaçëm me homologun francez Bernard Cazeneuve, Kryeministri Edi Rama shprehu falenderimet e qeverisë shqiptare për mbështetjen e Francës në procesin e integrimit europian të vendit tonë si dhe për vëmendjen e shtuar dhe dedikimin e Francës në mbarëvajtjen e proceseve dhe projekteve rajonale./albeu.com/

Shtuar më 29/03/2017, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori