Rama merr me vete në Emirate edhe Blendi Klosin
Edi Rama ka bërë një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai shoqërohet nga disa ministra, por në mesin e delegacionit është edhe Blendi Klosi.

Vetë Rama ka postuar një foto pikërisht me Klosin.

Klosi është një nga kandidatët e mundshëm për Bashkinë e Tiranës, pasi emri i tij është përfolur, së bashku me atë të Erjon Veliajt.

Akoma nuk dihet nëse pjesëmarrja e Klosit në delegacion është thjesht koicidencë apo Rama mund ta kandidojë atë për Bashkinë e Tiranës./albeu.com/

Shtuar më 13/04/2015, ora 19:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori