Dinamika e ngjarjes në Radhimë/ Sherr mes vëllezërve për pronën, erdhi nga Anglia dhe e qëlloi me armë

Mesdita e kësaj të hëne është trazuar në Rradhimë të Vlorës, ku është edhe kulmi i pushevse. Konflikti ka ndodhur mes dy vllezërve të cilët kanë “terroziuar” turistët duke qëlluar me armë.

Dy vëllezër Beniamin Kondi dhe Edison Kondi pronar të një plazhi privat në zonën e Radhimës janë konfliktuar për administrimin e zonës.

Sipas policisë, konflikti ka degraduar duke nxjerrë armën dhe Beniamini ka shtënë në drejtim të të vëllait të tij Edisonit.

Nga kjo ngjarje e rëndë nuk ka të plagosur, por shkaktoi  panik nga ana e pushuesve të cilët preferuan të kalonin ditën në një prej plazheve të Vlorës.

Pushuesit në një plazh privat në Radhimë shprehen se kanë kaluar momente tmerri gjatë të shtënave.

Një turist nga Norvegjia është bërë dëshmitar i ngjarjes në Radhimë, ku mesditën e sotme u regjistruan të shtëna me armë zjarri.

Ai tregon për mediat se dëgjoi disa të shtëna, si edhe pa njerëz më pas të vraponin. Turisti norvegjez, thotë se ndodhet në Shqipëri bashkë me familjen e tij, ndërsa theksoi se ngjarja e ka frikësuar

“Ne dëgjuam të shtëna dhe të gjithë vrapuan, ndoshta dy tre të shtëna, ne nuk pamë asgjë, nuk e di nëse ndonjë është qëlluar, Jam nga Norvegjia”, tha turisti norvegjez.