Përmes një statusi në fundit në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama shprehet se ka marrë vlerësime për punën e qeverisë së tij gjatë takimit me ministrat e Jashtëm të vendeve
anëtare të BE-së në
Bruksel. Më tej ai nënvizon se ka marrë konfirmimin nga vendet
anëtare, për hapjen e
negociatave për anëtarësim.
"BRUKSEL: PERGEZIME SHQIPERISE
Sapo përfundoi në
Bruksel mëngjesi i punës me vëndet
anëtare, iniciuar nga grupi i Miqve të Shqipërisë në Këshillin e BE-së, ku u fol me tonet më pozitive për
Raportin e Progresit dhe u konfirmua vullneti i vendeve
anëtare për mbështetjen e rekomandimit pozitiv të Komisionit për çeljen e
negociatave per anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
U nënvizua nga të gjitha vendet
anëtare progresi i madh që pasqyrohet në
Raportin e Komisionit; ecuria mbresëlënëse e reformave; respekti i veçantë për politikën rajonale të Shqipërisë; nevoja imediate për zbatimin e Ligjit të Vetingut si premisë e mirëkuptuar apo kusht i natyrshëm për ecurinë e këtij procesi historik.
Falenderim i veçantë për Shefen e Diplomacisë Europiane Federica Mogherini dhe për Komisionerin Johannes Hahn, dy miq të posaçëm e partnerë të çmuar të Shqipërisë në këtë proces", përfundon ai. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2016,
ora 10:34