Koalicion me Edi Ramën? LSI: Kurrë, ditë tronditëse e presin

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se koalicion LSI me Edi Ramën nuk do të bëjë kurrë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili e quan kryeministrin Rama të “dashuruar”, dhe të përdorur nga narkotrafikantët e oligarkët kundër popullit të tij”.

POSTIMI I PLOTE:

LSI me Edi Ramen?

KURRE!

Edi Rama eshte i dashuruar,i perdorur dhe i kapur nga narkotrafikantet dhe oligarket kunder popullit te tij.

LSI eshte dhe do te jete pergjithmone vetem e vetem me popullin, perballe dhe kunder Edi Rames, narkotrafikanteve dhe oligarkeve.

Dite tronditese e presin Edi Ramen, tashme te vetmuar te braktisur edhe nga klientet e vet te droges dhe PPP-ve.

Limoni i shtrydhur te njejtin fund ka pasur gjithmone.

Edi Rama e humbi edhe kohen per te ikur…! /albeu.com/


Shtuar 12.05.2020 18:59