Rama-Meidani, gara për kreun e PS
Albeu.com
Kampet kundërshtare kanë konkluduar dje kandidaturat për rrëzimin e “Një anëtar, një votë”. Ndërsa Majko e Dade pritet të konkurrojnë për Sekretarin e Përgjithshëm.Përplasja mes dy kandidatëve të deklaruar dhe të pritur për kryetar të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe Rexhep Meidani, vazhdon sot pas një mbrëmjeje të mbyllur në Kongresin e Jashtëzakonshëm dhe pas një nate me ideime emrash dhe mbështetësish të të dyve për postin që la bosh Gramoz Ruçi. Përvijimi i kandidaturave të menduara për kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm ndeshi nga të dy palët mundësi dhe shanse për të nxjerrë deri në nxitimthi emrat e këtyre të dytëve. Të dy kampet u mblodhën pas mbylljes së seancës së mbrëmshme të Kongresit të Jashtëzakonshëm për të kaluar nën zë mundësitë për të sulmuar njëri-tjetrin. Edi Rama, Marko Bello, Erion Braçe u takuan pas kongresit përpara TOB-it, ndërkohë që mbështetësit e Meidanit përfolën kandidatin më të parë për Sekretar të Përgjithshëm, Pandeli Majkon. Burime pranë Majkos i thanë “Shekullit” mbrëmë vonë se kjo ide është më e qarta përsa i përket konkludimit të emrave të kandidaturave për njërin nga të dy vendet që janë bosh në drejtimin e partisë më të madhe të opozitës. Gjithashtu, të njëjtat burime thanë se këmbëngulja është që sot brenda afatit të depozitohet në përfaqësinë e kongresit kandidatura zyrtare e ish-presidentit Rexhep Meidani për kryetar të partisë. Meidani do të jetë i treti i dokumentuar pas Ramës dhe të përhershmit Shkëlqim Meta. Mbështetësit e Edi Ramës thanë sakaq se nuk kanë asnjë arsye për të tërhequr kandidaturën e tyre, vetë Ramën, pavarësisht nëse gjenden ose jo mundësi kompromisi. Kjo, më e mundshme, shihet nëpërmjet një votimi të ri në kongres sot për të ndarë parimin “Një anëtar, një votë” nga ndërprerja e mandatit 4-vjeçar të delegatëve. Këto ishin së bashku të dala nga “propozimet” e KPD-së në të dy mbledhjet e 17 shtatorit dhe të 3 tetorit, përfshi pikën për ndërprerjen e parakohshme të mandatit statutor të të gjithë drejtuesve dhe anëtarëve të strukturave e forumeve në qendër dhe bazë si dhe plotësimin (më 20 nëntor) e vendit bosh të kryetarit të dorëhequr.


Majko pret rivalin
Burime të të dy grupimeve tregohen të rezervuara për të qartësuar të gjitha mundësitë që kanë apo sulmet që mendojnë të bëjnë, por nuk mohojnë emrat e pritshëm apo të diskutuar për t’i vënë përballë edhe në garën për vendin e lënë nga Ruçi. Qartësimi i kandidaturës së Pandeli Majkos për Sekretar të Përgjithshëm përballet me të kundërtën në anën tjetër; mungesën e derimbrëmshme vonë për rivalin e tij, të Majkos. Megjithatë, Arta Dade dhe disi më pak Fatmir Xhafaj janë menduar për t’iu kundërvënë ish-ministrit të Mbrojtjes. Burimet thonë se është zbehur mundësia për kandidimin e Ben Blushit, Namik Dokles dhe Petro Koçit. Dyshet konkurruese do të ndahen në Rama-Meidani për kreun e partisë dhe Majko-Dade për Sekretarin e Përgjithshëm. Ky i fundit e mohoi mbrëmë mundësinë për të garuar për këtë post, duke u nisur nga vlerësimi pas votimit në Kongres: “Nuk kandidoj! Të paktën, me atë që ndodhi këtu”! Mbështetësit e Meidanit mendohet të kërkojnë votimin fillimisht për Sektretarin e Përgjithshëm, ndërsa grupi i Ramës për të votuar kryetarin e partisë. Mendohet gjithashtu që kjo do të jetë pikë e nxehtë dhe që mund të rrisë sërishmi tensionet, pasi thjesht, secili prej grupimeve do të kërkojë menaxhimin apo kontrollin e procesit të votimit. Mbështetur në statutin e partisë, meqenëse është Kongres i Jashtëzakonshëm, përfshi rastin thuajse të vetëm të mospasjes në të njëjtën kohë të kryetarit dhe të Sekretarit të Përgjithshëm, procedohet detyrimisht me votimin për zgjedhjen e të dy posteve. Normalisht, votimi nuk mund të bëhet në grup, por veçmas. Kështu, që Rama dhe Meidani do të ndodhen sërishmi përballë sikundër në kongresin e vitit 2003, por tashmë pa fituesin e atëhershëm, Nano.
D. Ndrenika, Shekulli
Shtuar më 09/10/2005, ora 17:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori