Rama me timon në dorë: Nga t'a çoj, majtas apo djathtas?
Kryeministri Edi Rama sot ka udhëtuar drejt portit të Peshkimit në Durrës.

Gjatë fjalës së tij në prani të peshkatarëve Rama ka shkëmbyer batuta të ndryshme në lidhje me qeverisjen.

"Kjo i la mbrapa demokratët se mateshin me Gjermaninë, ia thashë, e kanë gjet, demokratët që janë punëtorë e kanë zgjidh, punët ia zgjidhim ne, shpirtin demokratik e tregojnë me protesta kundër nesh në kohën e lirë, hajde te kryeministria atje poshtë të paktën të kem ty atje”- iu drejtuar njerit prej tyre.

Rama: He e mban mend si te kam gjet apo jo?

Peshkatari: Ma more bastin

Rama: Dy gishtat të kishin ngel, se ishe zhyt komplet, tani dole nga uji, tani puna është të thahesh edhe…

Rama me timon: He nga ta coj, majtas, apo djathtas…

Postimi i Ramës në Facebook:

Në tre vite, falë heqjes së akcizës së naftës për anijet e peshkimit, heqjes së TVSH për materialet e bordit, luftës kundër informalitetit në sektor, peshkimi ka njohur një bum të paparë zhvillimi, me rritje eksportesh nga 15 milionë euro në vit në 82 milionë euro vitin e fundit.

Së shpejti, me financimin e qeverisë do të nisë investimi për rindërtimin e markatës moderne së peshkut në port, e cila u projektua dhe ndërtua se prapthi në të shkuarën e është jashtë funksionit; do të financohet ndërrimi i motorëve dhe frigoriferëve të anijeve të peshkimit; do të subvencionohet me 20 lekë për kg peshku kaltër (sardele, açuge), duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të eksportit.

Në katër vite do të ndërtohen markatat moderne të peshkut në Shëngjin, Vlorë e Sarandë dhe objektivi i qeverisë është: DYFISHIMI I VLERËS SË EKSPORTEVE nga 85 sot në 150 milionë EU në vitin 2021. /albeu.com/

Shtuar më 23/01/2018, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori