Rama më të voglit të familjes në Manëz: Ma mbush gotën e rakisë, mbushe edhe një për vete
Kreyeministri Edi
Rama ka qenë sot në
Manëz, ku po ndërtohen 250 banesa që kanë pësuar dëme si pasojë e tërmetit. Teksa u ndal në një familje që kishte përfituar ndërtimin e banesës nga e para,
Rama i kërkoi fëmijës të shtëpisë që ti shërbente raki, ndërkohë që me humor e ftoi atë që të mbushte edhe një gotë për vete.
Pjesë nga biseda e Ramës me familjarët në
Manëz:
Rama: Si e ke emrin
Fëmija: Noel
Rama: Si je në shkollë, çfarë notash merr, merr ndonjë 9-të
Fëmija: Vetëm 10-ta, asnjë 9
Ahmetaj: Është çuni i çunit apo jo
Rama: Ndihmoje babën që të rregulloni bahçen, vuajtët njëçik me thënë të drejtën por tani jeni shumë mirë
Kryefamiljari: Kemi shumë respekt të madh për ty, dhe për kryetarin e Bashkisë, na ka ardhur disa herë
këtu.
Rama: Hajde na mbush rakinë
këtu, çik sa për të bërë gëzuar, ashtuu, shumë mirë. Mua më hidh pak fare. Edhe një gotë për vete… ahahaha, jepja babit.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 15:21