Rama me homologun çek: Mbështetje për integrimin në BE
Pesë marrëveshje bashkëpunimi nënshkruhen me Çekinë, këto në fusha të ndryshme. Rama mori mbështetjen e homologut Bohuslav Sobotka për përmbushjen e pikave të fundit për çeljen e negociatave për integrimin.

Në një konferencë për mediat me kreun e qeverisë çeke, ai tha se me kryeministrin Sobotka u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke thënë se të dyja vendet kanë potencial të madh. Ai bëri me dije se u nënshkruan pesë marrëveshje në fushën e turizmit, ku u ndal në shtimin e turistëve edhe nga Republika Çeke.

“Ka pasur një konstante në politikën e jashtme të Çekisë, lidhur me mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kemi bërë progres për bashkëpunimin dhe paqen në rajon, duke pasur në fokus përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë”, u shpreh Rama.

Ndërkaq, kryeministri Sobotka deklaroi nga ana e tij se firmat çeke kanë mundësi shumë të mira për të investuar në infrastrukturë, fushën e gazit dhe turizmit. Ai tha në vijim se në fushën e turizmit po bashkëpunohet, ndërsa nënvizoi se të dyja vendet kanë bërë hapa para në bashkëpunimin e tyre dhe duhet të vazhdojnë në këtë drejtim. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2015, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori