Rama me fëmijët shqiptarë nga Libani: Nesër do kthehemi në Tiranë
Kryeministri Edi Rama shkruan se nxjerrja nga kampi “Al Hol” e gruas me 3 fëmijët dhe Endri Dumanit i hap rrugën fazës tjetër për të shpëtuar edhe të tjerët.

“Po kthejmë katër fëmijë shqiptarë nga kampi i ferrit në Al Hol, nesër në atdhe falë një operacioni të ndërlikuar dhe pas më shumë se një viti përpjekje. Së shpejti edhe fëmijët e tjerë.

Jam i lehtësuar. Nesër do të takojmë gjeneralin që ka qenë një ndihmë shumë e madhe për ne. Dua të veçoj meritën e dy figurave të posaçme, drejtorit të anti-terrorit dhe punonjësit tjetër të policisë që kanë operuar gjatë gjithë kohës në territor dhe konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban. Na ka ndihmuar për të bërë ato lidhjet me faktorët.


Jam shumë i kënaqur, që nesër paradite bashkë me kalamajtë do të kthehemi në Tiranë. E ëma e fëmijëve të vegjël është në një gjendje të vështirë ka një plagë në trup, por edhe ajo do të vijë me ne. Ky operacion i hap rrugën fazës tjetër. Presim sinjalin e fundit për të marrë edhe fëmijët e tjerë. Endri po kthehet, Eva është mirë, por informacionet janë pak të komplikuara” tha Rama nga Libani.

Vijon….

Shtuar më 26/10/2020, ora 19:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori