Rama me "dorë të hekurt" për ata që dalin me makina: I hiqet patenta për tre vjet
Duket se urdhri për të mos lëvizur me automjete, nuk ka mjaftuar pasi të paktën 745 persona dolën pa frikë.

Pikërisht për këtë arsye kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes një postimi në Facebook se kushdo që kapet në rrugë me makinë pa autorizim do t’i hiqet patenta për tre vite.

Ky është një ndër vendimet ekstreme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit krahas mbylljes së shkollave, lokaleve dhe bareve si edhe bllokimit të qarkullimit në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Fier, Vlorë dhe Kukës.


Postimi i plotë

🔴 TË GJITHA KOMPANITË PRODHUESE DUHET TË SIGUROJNË AUTOBUSËT E TRANSPORTIT TË PUNONJËSVE DHE AKREDITIMIN E TYRE (SI EDHE AKREDITIMIN E AUTOMJETEVE PRIVATE TË PERSONELIT) NË ADRESËN:

[email protected]

DHE PËR ÇDO SQARIM TË NEVOJSHËM MBI PROCEDURËN, DUHET TË TELEFONOJNË POLICINË E SHTETIT NË NUMRAT:


🔴 TË GJITHA KOMPANITË DUHET TË SIGUROJNË STANDARTET E SIGURISË KUNDËR PËRHAPJES SË EPIDEMISË NË MJEDISET E TYRE TË PUNËS. NË TË KUNDËRT DO TË PËRBALLEN ME SANKSIONE TË RËNDA

🔴 NGA NESËR NË 06.00 TË MËNGJESIT LOKALET DHE MJEDISET E TJERA TË MBYLLURA FILLIMISHT NË QARQET TR/DR DHE SOT NË QARQET SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, FIER DHE VLORË, DO TË MBYLLEN NË TË GJITHË SHQIPËRINË

🔴 LËVIZJET E PAAUTORIZUARA ME AUTOMJET TË KUJTDO QË NUK KA NJË ARSYE PUNE, SIPAS KATEGORIVE TË FUNKSIONEVE SHTETËRORE APO SHËRBIMEVE PRIVATE TË AUTORIZUARA, DO TË DËNOHEN ME HEQJE TË PATENTËS 3 VJET DHE SEKUESTRIM TË AUTOMJETIT!

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

Shtuar më 14/03/2020, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori