Rama me ambasadorët: Përmirësimi i imazhit të vendit, solli marrjen e statusit
Diplomacia në drejtimin e kësaj qeveria ka në qendër shërbimin me dinjitet ndaj vendit dhe cdo shqiptari, përfshirë absolutisht edhe opozitën. Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Ramë në fillim të fjalës së tij gjatë një konference me ambasadorët.

“Ta themi deri në fund opozita ishte kthyer në shenjestër e diplomacisë së vendit, sidomos në vendet kyce të BE, SHBA, ku ju ishit përfshirë me hir apo pahir të dëmtimit të imazhit të opozitës, moment i trishtuar debati me një ambasador që recitonte pa sekëlldi refrenin e luftës opozitare në vend duke i vënë mikpritësit në pozitë të vështirë, turp i pashembullt për trupin diplomatik të Shqipërisë”- tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë u shpreh se se ndihej mirë që nuk ndihet më keq për diplomatët dhe ambasadorët.

“Sepse dua ta them, qysh se unë kam ardhur në këtë vend, vendi i kreut të opozitës në protokollin e shërbimit diplomatik ështe baraz me kryeministrin. Ka ende shumë për të bërë, por ndaj bindjen se falë lidershipit tonë, ministrit të jashtëm, ka një dinamikë të re”- tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2014, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori