Rama me ambasadorët e BE, shpreh shqetësimin për zgjedhjet
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mori pjesë sot në takimin që ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi zhvilloi me ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë.

Në një prononcim për mediat pas takimit, kryesocialisti Rama theksoi se në takim ka informuar ambasadorët për zgjedhjet e 23 Qershorit dhe për situatën ekonomike në vend.


"Ishte një ftesë e gjithë përfaqësuesve të Bashkimit Europian për tu informuar mbi pikëpamjet tona, shqetësimet dhe pritshmëritë tona, lidhur me zgjedhjet, ekonominë dhe te ardhmen e Shqipërisë, si një forcë që për ne duhet të jetë zëdhënëse e europianizimit të rajonit. Askush nuk duhet të cenohet nga nacionalizmi primitiv që i ka ikur koha me kohë e me vakt. Jemi në një proces, ku mund të themi me plot gojën që çdo shqiptar që do Shqipërinë evropiane nuk është vetëm, por ka shumë miq rreth e rrotull që nuk do ta lenë vetëm Shqipërinë këtë herë."- u shpreh Rama. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2013, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori