Rama me aleatet: Ne prill protesta popullore per rrezimin e qeverise
Albeu.com
Pas një orë diskutimesh mes krut të PS-së Edi Rama me aleatët opozitarë është vendosur gjatë prillit të fillojnë protestat dhe tashmë për të rrëzuar qeverinë. Në një prononcim për mediat kreu i PLD-së Spartak Ngjela theksoi se opozita po organizohet për të thirrur popullin për të rrëzuar qeverinë.
Sipas tij opozita do të fillojë me protestat në fund të muajit prill ndërkohë që gjatë kësaj kohe opozita do të zhvillojë takime me bazën. “Kemi vendosur që brenda prillit të caktohet një datë e përshtatshme ku t’i bëhet thirrje popullit të mblidhet në Tiranë për t’i dhënë fund qeverisjes të paligjshme” theksoi Ngjela.
Shtuar më 22/03/2010, ora 01:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori