Rama me 250 mijë euro pas shpine, Meta bëhet për cigare (FOTO LAJM)

Edi Rama në takimin e sotëm me Ilir Metën në "Vilën 30"
Javët e fundit janë shtuar shumë takimet mes dy krerëve të mazhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta. Punët nuk po shkojnë mirë edhe pse atë në publik thonë të kundërtën.

Për shembull ata këmbëngulën për muaj të tërë se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, ndërkohë që pak ditë më parë ministri i Drejtësisë Nasip Naço i la vendin Ylli Manjanit.

Edhe sot ata u shprehën pas takimit të radhës se aleanca është solide dhe pa probleme. Por disa detaje interesante tregojnë të kundërtën.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili tymos shumë rrallë duhan, sipas atyre që e njohin, sot u fotografua pas takimit teksa nxirrte tymin e fundit disi fshehurazi përpara afrimit te gazetarët, shkruan Mapo.

Ndërkohë, pas krahëve të kryeministrit Edi Rama, dalloheshin plot 250 mijë euro pasuri teksa ai fliste. Aq është vlera e dy Mercedesave luksozë S-Class që dalloheshin pas krahëve të shefit të qeverisë kur ai po bëhej gati të fliste para mediave. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2015, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori