Rama mburret por nxjerr zbuluar veten: Shihni pamjet skandaloze të spitalit të Krujës! (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa pamje nga si ishte Poliklinika e Krujës dhe si është sot.

Postimi i Ramës:

Ja si ishte edhe Poliklinika e Krujës deri para 7 jo 70 vjetësh dhe si po bëhet sot, e le ta shohin edhe këtë ata që vazhdojnë thonë "s'ka ndryshuar asgjë" ose më keq akoma, "s'ka më keq se janë bërë spitalet"!

Unë jam i pari që them ka ende shumë akoma për të ndryshuar më tej, prandaj duhet Mandati Tretë, por ama kush thotë se nuk ka ndryshuar si nata me ditën gjendja e spitaleve, ose ka humbur kujtesën ose është krejt i verbuar nga mllefi politik!

Sidoqoftë një gjë është e sigurtë: Askush nuk e mbaron dot punën transformuese të shëndetësisë përveç nesh, sepse kjo është një luftë që do vizion, pasion, vullnet dhe durim të madh, e këto o i ke o s'i ke.

_________________________
Por ndërkohë që reklamon me krenari punën e bërë nga qeveria e tij e cila tashmë është prej 7 vitesh në pushtet, kryeministri nxjerr zbuluar "punën" e tij.

Sic vërehet edhe nga posti i tij, zbulohet se qytetarët e Krujës i janë dashur të presin 7 vite për t'ë pasur kushte normale njerëzore në spitale.

Fotot e bashkëngjitura lajmit tregojnë kushtet ekstreme në të cilat qytetarët janë vizituar dhe kuruar në këto vite qeverisje të kryeministrit Rama i cili edhe pse kanë kaluar 2 mandate ende fajëson qeverinë Berisha për gjendjen e vendit. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2021, ora 20:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori