Pas 4 orë diskutime përfundon mbledhja e qeverisë së ardhshme
UPDATE - Ka përfunduar pas 4 orë diskutime mbledhja e qeverisë së ardhshme, e cila u mbajt sot në Shkodër dhe është e dyta me rradhë pas asaj të Vlorës.

Takimi i qeverisë në ardhje ka filluar rreth orës 17:21 në hotel “Colosseu” në qendër të Shkodrës.

Sipas burimeve të Portalit Albeu, në këtë mbledhje është diskutuar për programin e 100 ditëve të para ndërsa ministrat kanë paraqesin para kryeministrit Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e ministrive përkatëse.

Në takim është diskutuar edhe për programin 4-vjeçar të qeverisë së re, që do të prezantohet ditën që do të votëbesohet në Parlament.

Mbledhja do të vazhdojë edhe nesër dhe pritet të diskutohet rreth financave të shtetit, e cila konsiderohet e vështirë dhe si e tillë do të vështirësojë punën e qeverisjes së re.

Mbledhjet e këtilla konsiderohen simbolike, pasi "de juro" është e pamundur të merren vendime deri në shtator.

UPDATE - Qyteti i Shkodrës, do të jetë qyteti i radhës ku kryeministri i zgjedhur Edi Rama do të mbledhë sot ministrat e kabinetit të tij. Mbledhja do të zhvillohet në hotel “Colosseu” në qendër të qytetit të Shkodrës ku pritet të diskutohet në lidhje me detyrat e lëna në mbledhjen e javës së kaluar në qytetin e Vlorës. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 22:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori