Tifozët bavarezë fillojnë të ëndërrojnë, Bayern po punon për afrimin e Messit

Spekulimet për të ardhmen e futbollistit më të mirë në botë, Leo Messit, tashmë janë duke u shtuar.

Messi, po flitet se nuk ka raporte të mira me drejtuesit e Barcelonës dhe nuk dihet ende nëse argjentinasi do ta zgjasë kontratën e cila i skadon vitin e ardhshëm.

Së fundmi janë mediat spanjolle të cilat kanë filluar spekulimet se gjigandi gjerman, Bayern Munich, është duke punuar për ta shfrytëzuar këtë situatë me qëllimin për ta transferuar Lionel Messin në “Allianz Arena”.

Numri 10 i Argjentinës fiton 39 milionë euro në sezon aktualisht dhe vetëm një klub i pasur si Bayern mund t’ia lejojë vetes ta ketë në ekip yllin e futbollit.

Tifozët bavarezë kanë filluar të ëndërrojnë për atë që do të ishte njëri nga transferimet më të mëdha në historinë e futbollit.


Shtuar 10.07.2020 19:56