Rama mbledh në Elbasan kryebashkiakët socialistë, çfarë pritet të diskutohet
Një tjetër takim pas atij të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, do të zhvillohet sot në Elbasan ku kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryebashkiakët socialistë.

Raportohet se Rama do të diskutojë me ta nisjen e sezonit të ri politik dhe objektivat për zgjedhjet parlamentare, që pritet të zhvillohen në përiudhën 15 prill-15 maj, të vitit të ardhshëm.

Po ashtu është bërë e ditur se kryeministri do të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, por nuk dihet ende data.

Kkujtojmë se më herët Rama caktoi dhe drejtuesit politikë nëpër qarqe. Ai hoqi Vangjush Dakon nga drejtimi I qarkut të Durrësit dhe e mori vetë drejtimin e tij, Ilir Beqaj nga Kukësi kaloi drejtuesi I qarkut të Shkodrës, ndërsa Tirana u nda mes Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ervin Bushatit.
Shtuar më 03/09/2020, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori