Deputetët në Kosovë harrojnë rregullat për koronavirusin, mblidhen grup dhe pa masa mbrojtëse

Deputetët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës, janë mbledhur në seancën e Kuvendit të Kosovës, për të diskutuar rreth votimit të buxhetit për vitin 2020.

Ata nuk po respektojnë rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për të mbajtur distancë prej 1 metër nga njëri tjetri.

Ata shihen të mbledhur në grup dhe shumica nga ta nuk kanë maska mbrojtëse kundër virusit COVID-19.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar tri raste me koronavirus teksa edhe dhjetëra persona të tjerë janë testuar në laboratoret e QKUK-së.


Shtuar 14.03.2020 16:23