Rama mbërrin në Turqi: Më vjen shumë keq për shqetësimin. Gjithçka Ok!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Turqi vetëm 5 minuta pas shpërthimit në aeroportin Ataturk të Stambollit i shoqëruar nga ministri Ahmetaj dhe deputeti Bashkim Fino.

Sipas burimeve bëhet me dije se avioni i kryeministrit Rama ka mbërritur pa probleme dhe menjëherë është lajmëruar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Stamboll.

Kryeministri Edi Rama pak minuta më vonë ka shkruar në profilin e tij në Twitter se është mirë dhe nesër do realizojë vizita zyrtare në Ankara./Albeu.com/
Shtuar më 28/06/2016, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori