Voltana nuk i dha leje, Rama thotë se mbase është plani për një "2 Prill" të dytë
Në seancën e sotme plenare, Kryeministri Edi Rama ka folur edhe në lidhje me fushatat e mbajtura nga Partia Socialiste.

Rama shprehet se shqipëria ka pasur situata edhe më të rënda por ka pasur konsensus mes forcave që nuk pengohet aktiviteti i tjetrit, Enveristët fanatikë të 91 që përpiqeshin ti zinin rrugën PD se sapolindur sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur totalisht busullën dhe që rrogtarët e paguar në nivel vendor po i përdor sic përdorte aso kohe PPSH disa falanga njerëzish pa të ardhme.

"Mbase plani është për të bërë një dy prill tjetër sot pasdite, por zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor", u shpreh Rama.

Fjala e Ramës

“Sot ne kemi planifikuar takimin në Shkodër, cfarë po ndodh, për herë të parë nga viti 1991 qysh se kemi nisur fushatën rishfaqet fenomeni i dëshpëruar në shëmtinë e vet i antimitingashëve. Ka pas Shqipëria edhe momente të rënda po ka pas konsensus mes forcave që nuk pengohet aktiviteti i tjetrit, Enveristët fanatikë të 91 që përpiqeshin ti zinin rrugën PD se sapolindur sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur totalisht busullën dhe që rrogtarët e paguar në nivel vendor po i përdor sic përdorte aso kohe PPSH disa falanga njerëzish pa të ardhme.


Ajo që është e trishtueshme në këtë hisotori është fakti se si në atë kohë kjo përpjekje nuk ka as shumicën e shqiptarëve e asnjë mik në krah. Përkundrazi, si shqiptarët edhe partnerët ndërkombëtarë janë kundër gjithë kësaj që ndodh. A nuk ju kujton kjo HaxhiQamilin që thoshte sa të kem Kavajën e Shijakun, ai thoshte një fjalë tjetër. Nuk po e them po e them nuk pyes për francën e Anglinë. Pjesa më e trishtueshme është pjesa e policëve të përdorur, që po humbasin të drejtën të punonjës për shtetin, janë në shkelje të ligjeve dhe edhe pse në këtë farsë entuziazmi shkollash që digjen e vandalizohen, jeta vazhdon edhe pas 30 qershorit. Dhe 30 qershori do të jetë dita e zgjedhjve duan apo s’duan. Mbase plani është për të bërë një dy prill tjetër sot pasdite. “ u shpreh Rama.


Shtuar më 20/06/2019, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori