Rama: Majori shqiptar transportonte drogë nga Maroku në Spanjë, ishte më i besuari
Gjatë fjalës së tij në Parlament, kryeministri Rama tha se një helikopter i pilotuar nga një major shqiptar është rrëzuar në Spanjë.

"Përpara pak minutash, Ministria e Jashtme është njoftuar lidhur me një ngjarje të rëndë të ndodhur në Spanjë, ku strukturat e Gardës Civile spanjolle, kanë rrëzuar një helikopter që transportonte drogë nga Maroku drejt Spanjës dhe piloti është major i forcavearmatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gradën e majorit e ka marrë në 2009 dhe është një ndër pilotët më të besuar të forcave tona të armatosura. Çfarë sensi ka që ne ti hyjmë një grindje a është majori juaj apo yni", ka deklaruar Rama. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2015, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori