Rama: Më mjafton Rezi e RENEA-s për të mundur 5 burra (FOTO LAJM)

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e Policisë së Shtetit ku qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i femrave policë.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama mori si shembull Rezin, nga reparti RENEA.

Rezi është një kampione jo vetëm në basketboll por në shoqëri se është shprehja më kuptimplotë e asaj që mund të bëjnë njerëzit e talentuar të këtij vendi.

Por Rezi këtu ka qenë edhe më parë, s’ka ardhur sot në polici, por ka qenë e tradhëtuar e veshur keq, dhe mbi të gjitha me kolegët e vet është gjendur jo një herë gafil përballë bosave të krimit, jo nga paaftësia por nga mungesa e vullnetit të saj, por nga telefonatat që bëheshin prej kësaj godine për të dekonspiruar operacionet fantastike të trupës së RENEA-s.

E megjithatë kanë luftuar si luanë pa marrë mbrapsht vlerësimin moral dhe material që detyrohej ky shtet.

Do i krijojmë RENEA-s kushtet më optimale pasi po përfundon ndertimi i kompleksit për ta dhe mua më mjafton Rezi bashkë me 3 nga ju për të mundur 5 burra të RENEA-s në basketboll sa të bëhet gati kompleksi.

Ky është një premtim Rez dhe ne do e mbajmë live në fb”, -tha Rama./albeu.com/


Shtuar më 21/02/2017, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori