Rama luan pisët me studentët, zbulohet kurthi i qeverisë për protestën
Pëlqej
Protesta e sotme pritet që të jetë një nga më masivet që është parë ndonjëherë në vendin tonë.

Studentët kanë krijuar një axhendë të qartë dhe kërkesa të përcaktuara për qeverinë, të cilës afati i skadon në orën 16:00.

Por mesa duket qeveria nuk ka ndërmend të qëndrojë me duart lidhur.

Sipas informacioneve, grupet rinore partiake janë udhëzuar që të ndërhyjnë në protestë duke u bashkuar me të tjerët dhe të qëllojnë efekivët e policisë për dy arsye:

1-Të legjitimojnë studentët duke krijuar një imazh negativ te prindërit dhe të gjithë qytetarët që i mbështesin.

2-Të shkatërrojnë organizimin qytetar të protestës dhe të bëjnë përcarjen e saj nëpërmjet dhunës.

Mesa duket ky kurth vjen pas mosaftësisë së qeverisë për t'ju përgjigjur në mënyrën e duhur të ardhmes së vendit tonë. /albeu.com/

Shtuar më 11/12/2018, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori