Pas orës 17:30 mbyllet gjithçka, Shqipëria një fundjavë në karantinë

Që sot pas orës 17:30, Shqipëria do të mbyllet.

E shtuna dhe e diela do t’i gjejë shqiptarët të mbyllur në shtëpitë e tyre këtë javë.

Ndryshe nga fundjavët e kaluara, mbyllja e qarkullimit në Shqipëri do të nisë që ditën e sotme pas orës 17:30.

Nuk lejohet lëvizja e këmbësorëve për asnjë arsye, mjeteve që s’kanë urgjenca si dhe është mbyllur çdo lloj aktiviteti ekonomik, përfshi edhe supermarketet, tregjet dhe farmacitë.

Kujtojmë që kjo fundjavë përkon edhe me Pashkët Ortodokse.

Qarkullimi pritet të rinisë të hënën në 05:00 për të vijuar normalisht sipas fashave orare të përcaktuara tashmë nga qeveria.


Shtuar 17.04.2020 10:44