Rama: Lojën le ta luajnë vetë!
Kryeministri Rama, pak minuta më parë i ka kthyer një përgjigje të gjitha akuzave të Partisë Demokratike, në lidhje me grupin e kokainës. Sipas tij, ka qënë e pamundur që të mund palën kundërshtare në lojën e tyre.

“I qëndrova sa më mirë munda budallallëkut dhe vrazhdësisë së tyre të neveritshme, por nuk i’a dola dot asnjëherë t’i mund në lojën e tyre”, thotë një shprehje e mençur, e cila m’u kujtua duke i dëgjuar këto ditë të thonë, po pse nuk flet qeveria për tonelatat e kokainës që u kapën në Elbasan(?)!.

Kjo e tyrja është një lojë që duhen lënë ta luajnë vetë, sepse sa më shumë të përpiqesh të gjesh arsye në budallallëkun e tyre të vrazhdë, aq më shumë rrezikon të mbytesh në lumin e neveritshëm të atij budallallëku", përfundon ai postimin ne Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori