Rama: Listat paraprake rrezikojnë manipulimin
Pëlqej
Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ngriti sot shqetësimin për procesin e hartimit të listave zgjedhore. Në vlerësimin e tij ky proces rrezikon të manipulohet nga qeveria përmes ministrit Lulzim Basha.

Socialistët i kanë kërkuar OSBE-së të garantojë transparencën në këtë proces që kryhet nga Ministria e Pushtetit Lokal. Rama theksoi se prej 11 ditësh janë shkelur të gjitha afatet për listat e zgjedhësve.

Rama insistoi në faktin se Drejtoria e Gjendjes Civile është kthyer në një bunker. Kreu i opozitës u shpreh qartazi se qeveria nuk buron nga vullneti i popullit. (albeu.com)
Shtuar më 05/11/2010, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori