“Kriza energjitike”, Rama: Siç ia dolëm në dy përballjet e fundit do t’ia dalim edhe me këtë

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat paraditen e sotme në lidhje me impaktin e luftës në Ukrainë  në vendet e NATO-s sa i përket rritjes së çmimit të energjisë dhe naftës.

Nafta në vendin tonë prej ditësh ka arritur një çmim rekord historik, ndërsa ai i energjisë ka mbetur në vend dhe këtë sipas kryeministrit qeveria po e mban me dhëmbë, por paralajmëron se mund të vijë një moment që nuk do të ketë më mundësi.

Lufta nuk është vullneti ynë, nuk është as në mundësitë tona që ta shmangim, duhet ta përballim dhe duhet të kemi që siç ia dolëm në dy përballjet e tjera do t’ia dalim edhe me këtë. Ne nuk zgjodhëm as pandeminë, as tërmetin, jo e jo, por duhet të kemi bindjen që do ia dalim.

Po bëjmë përpjekje të vazhdueshme, me dhëmbë po e mbajmë çmimin e energjisë. Sepse është një çmim i një malli që mundësia për të ndërhyrë është aty, pasi nuk është si nafta apo të tjera që janë komplet sipërmarrje provate,” përfundon Rama./albeu.com


Shtuar 8.03.2022 09:35