Sekuestrimi i ilaçe me vlerë mijëra euro, zbulohet skema si kontrabandoheshin

Në Durrës është sekuestruar një sasi ilaçesh prej 1950 kg ose 8793 kuti me medikamente të ndryshme, të cilat kapin vlerën prej 119 mijë euro.

Policia bën me dije se në lidhje me këtë ngjarje është në në pranga një punonjëse sociale e një institucioni privat për kujdesin ndaj të moshuarve, si dhe është shpallur në kërkim shefi i Shërbimeve pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.

Ilaçet kontrabanë ishin ngarkuar në një depo për grumbullimin e ndihmave humanitare në Firence, Itali, me qëllim transportimin e tyre në Shqipëri, me pretendimin se janë ndihma humanitare për një shoqatë në qytetin e Lezhës.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndihmat”.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim specialistet e Hetimit Doganor.

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme medikamentesh kontrabandë.

Vihet në pranga një punonjëse sociale e një institucioni privat për kujdesin ndaj të moshuarve, si dhe shpallet në kërkim shefi i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.

Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe  goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës u finalizua operacioni policor i koduar   “Ndihmat”, në kuadër të të cilit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme medikamentesh kontrabandë. Gjatë operacionit u arrestua shtetasja:

A. B., 56 vjeçe, lindur ne Mat dhe banuese në Itali, punonjëse sociale në një institucion privat për kujdesin ndaj të moshuarve në Itali.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. P., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë shef i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.

Specialistët e Hetimit  të Krimit Ekonomik e Fnanciar, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit Doganor në Degën e Doganës Durrës, kanë ndaluar për kontroll një automjet brenda të cilit ndodheshin nje sasi medikamentesh mjekesore të ngarkuara në një depo për grumbullimin e ndihmave humanitare në Firence, Itali, me qëllim transportimin e tyre në Shqiperi, me pretendimin se janë ndihma humanitare për një shoqatë në qytetin e Lezhës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasve A. B.dhe A. P., si te dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra të licensuara” dhe “Shpërdorim detyre”./albeu.com


Shtuar 10.12.2021 09:08