Opozita braktis seancën e Kuvendit
Update- Pas rreth katër orë debatesh, opozita braktisi pasditen e sotme seancën e Kuvendit duke e konsideruar të kryer misionin e saj për ditën e sotme, dërkohë që Kuvendi ka vazhduar punimet sipas rendit të ditës.

Cështjet e debatuara mes krerët të mazhorancës dhe opozitës ishin, greva e të larguarve nga puna dhe dhuna e ushtruar ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri.

12:48- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga salla e Kuvendit se shumica do te vijoje axhenden e kesaj aleance qeverisese duke paralajmëruar te tjera zhvillime pozitive në ditët në vijim. Ndërkohë që fjalimeve të shpeshta të deputetit demokrat Sali Berisha, kreu i qeverisë i është përgjigjur kështu:

“Do doja t’i drejtoja një lutje gjithë mazhorancës për t’ju thënë se unë besoj se veç sfidave të mëdha që ka vendi, dhe që janë tonat, secili prej nesh ka një sfidë tjetër të mos harrojë: Hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të mençur se nxjerrin dot. Budallai të hedhë gurë ne të çojmë përpara reformat dhe axhendën tonë për në Bashkimin Europian. Brukseli nuk merret me thashetheme, ngritja e vendit ne nje nivel krejt tjeter me gjithe familjen evropiane por edhe me gjere se kaq, vizitat e nivelit me te larte qe kishin vite qe nuk beheshin, nuk kane lidhje me asgje tjeter, vecse me dinjitetin qe ne po i rikthejme vendit dhe besimin te partnerit se po Shqiperia mund tja dali, Shqiperia po mund ta luftoje varferine e papunesine, se mund te jete faktor paqeje jo duke bere amin, shume shpejt do te shihni te tjera zhvillime, te tjera takime e cfare po sjelle per rajonin dinamika e polities se jashtme. Duke degjuar keto ulerima e rikthej vemendjen tek disa fakte te thjeshta e te verifikueshme, se jane shifra ne bordero, ne mbledhjen e kontributeve e tatimeve, 30 mije e 263 shqiptare me shume sot ne pune te formalizuar dhe ju sfidoj te gjeni jo nje mije apo 3 mije gabime, por nje gabim"- tha Rama.


Ndërkohë më herët ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverise, Rama per mbylljen e gojes se deputeteve te opozites me akte banditeske dhe rrugacerie. Sipas tij, Rama mendon se me akte rrugacerie do fshehe te verteten, pasi eshte i mberthyer nga skandalet.

"I them Edvin Kristaq Rames se nxore fytyren tende te persekutorit, nxore genin e Spiro Kolekes, nxore psikologjine mizerabel te urrejtjes qe ke ndaj qenieve njerezore dhe qe nis ndaj urrejtjes ndaj njerezve me te afert dhe shtrihet te cdo njeri, perdore nje perdhunues te alenaces se qelbesirave, i filmuar ne denoncimin e bere nga nje e semure me AIDS, qe ishte monstra qe nxore ketu"- tha Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2014, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori