Rama lë nam me maskën, e kthen PS kokëposhtë e inatin ia shfryn qytetarit: Pse s'me the?
Kryeministri Edi Rama ka gabuar me maskën pasditën e sotme gjatë një vizite në Farkë.

Kryeministri nuk e kishte vërë re, që maskën e kishte vendosur mbrapsht, duke kthyer edhe PS me kokë poshtë.

Në një moment gjatë takimit kameramani i bën me shenjë kryeministrit që e ka vendosur maskën mbrapsht.

Në atë moment teksa ishte duke folur kryefamiljari i familjes Qordja, Rama ndërhyn duke hedhur batutën e radhës.

Rama: Po t’i pse smë thu që e kam vënë PS-në mbrapsht apo kshu e deshe mbrapsht.

Qytetari: Nuk e dija që ishte e PS-së ajo e dija se e kishe mirë.
Shtuar më 22/10/2020, ora 19:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori