Rama: Lavdi djemve dhe vajzave që çliruan Gjirokastrën
Pëlqej
Edi Rama
Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një përshëndetje për të gjithë gjirokastritët, të cilët kanë 70-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë.

"70 vjet më parë u çlirua Gjirokastra, lavdi e mirënjohje përjetë vajzave e djemve që vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë së atdheut!", shkruan Rama në Facebook.

Mësohet se në Gjirokastër do të jetë Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, i cili do të marrë pjesë në aktivitetet me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të qytetit, si dhe në çeljen e Panairit Kombëtar të Biznesit “Gur mbi gur”. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori