Rama: Kushtetuta eshte asgjesuar
Albeu.com
Kryetari i PS-së Edi Rama, në manifestimin e sotëm në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", pak momnete më parë ka deklaruar se qëllimi i protestës së opozitës është garantimi i lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve.
Sipas kreut të PS, opozita e sotme nuk është njësoj me qeverinë e votave të vjedhura, e cila sipas tij ka shkelur Kushtetutën dhe ka hartuar ligjet sipas interesave të saj.
"Ne që kërkojmë liri dhe të drejta për gjithë shqiptarët nuk jemi njësoj me ata që kthejnë gënjeshtrën në të vërtetë. Ne që e duam Shqipërinë si gjithë Europa nuk jemi njësoj me ata që e përdorin Evropën për qëllimet e tyre. Kushtetuta është asgjesuar dhe ligjin në Shqipëri e bëjnë interesat e oborrit të mbretërisë së pashpallur", është shprehur Rama.
Më tej lideri i opozitës e ka vënë theksin tek një ligj i miratuar nga qeveria, i cili sipas tij e shet tokën në bregdet me 1 mijë lekë metri katror. Rama ka theksuar se miratimi i këtij udhëzimi është dëshmi e korrupsionit të thellë qeveritar.
Shtuar më 06/05/2010, ora 22:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori