Rama kundër shembjes së Piramidës
Pëlqej
Edi Rama
Kryesocialisti, njëkohësisht kryetar i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, kërkoi që për çështjen e parlamentit të ri, që qeveria parashikon ta ndërtojë te Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, të zgjidhet më parë aspekti historik arkitektonik dhe aspekti financiar. Duke folur në mbledhjet e komitetit për parlamentin e ri, Rama theksoi se Qendra me emrin "Pjetër Arbnori" është një ngrehinë që ka nevojë për rregullim, por debati për shembjen e godinës, që ka shërbyer më parë si muzeu i diktatorit Enver Hoxha, është i kotë. Rama kërkoi edhe zgjidhjen e problemit të televizionit kombëtar Top Channel, që prej vitesh ndodhet në ambientet e QNK-së. Ndërkohë kryeministri Berisha, deklaroi se tani është koha për ndërtimin e godinës së re. Sipas Berishës, ambientet aktuale të parlamentit janë të shpërndara në vende të ndryshme.
”Nuk do të shpenzojmë asnjë qindarkë më tepër nga projekti, që u caktua më parë për ndërtimin e parlamentit. Parlamenti do të ketë ndërtesën më moderne të vendit", tha Berisha, duke iu përgjigjur brengave të opozitës.
Shtuar më 02/11/2010, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori