Rama: Kultura e pandëshkueshmërisë është bërë normë
“Angazhim për kthimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia e këtij vendi”. Kështu ka deklaruar kryesocialisti Rama në tryezën e grupit të punës për drejtësi të kësaj partie.

Gjatë fjalës së tij ai vuri në dukje problemet aktuale në drejtësi duke theksuar se barazia para ligjit është kthyer në utopi dhe kultura e pandëshkushmërisë është kthyer në normë. Në këtë kontekst ai ka shtuar se gjendja e drejtësisë në vend përjashton kategorisht futjen në Bashkimin Evropian ashtu sic na mban dhe larg demiokracisë. Ndërsa duke u ndalur tek ngjarjet e 21 janarit ai lëshoi akuza ndaj mazhorancës për presion të hapur ndaj prokurorisë me qëllim pengimin e zbardhjes së të vërtetës.

“Vizioni ynë për funksionimin e së drejtës duhet të jetë sa më i detajuar. E kemi hedhur një hap në Kongresin por duhet të vazhdojmë. Ka një eksperiencë të hidhur në lidhje me funksionimin e shtetit të së drejtës, ne nuk mund të themi që kemi një shtet që i ngjan shtetit të së drejtës jo më të themi që kemi shtet të së drejtës. Kultura e pandëshkushmërisë është kthyer në normë që na mban larg standarteve evropiane, larg sistemit të demokracisë. Provat se në Shqipëri që ligji nuk funksionon për të gjithë njësoj janë të panumërta.Më herët pushteti vazhdoi sulmin ndaj Prokurorisë për 21 janarin. Prokurorja është kthyer në shënjestër për të penguar zbardhjen e së vërtetës lidhur me 21 janarin dhe si mundet që vendi ynë të pranohet në BE në këto kushte. Nga ana tjetër jo vetëm BE smund të pranojë një vend që s`gjidh dot problemin me të vërtetën por dhe qytetarët smund të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Ne duhet të bëjmë gjithshka që të kthejmë besimin e qytetarëve tek drejtësia”.

Më tej kreu i PS i bëri thirrje grupit të punës për angazhim sa më të madh në këtë drejtim duke përfshirë konsulta me sa më shumë qytetarë. Ndërkaq ai shtoi se program i PS është e vetmja rrugë drejt zhvillimit, dhe angazhimin në këtë drejtim e cilësoi si një kërkesë për votë ndaj popullit për të ardhur në pushtet.

Më pas fjalën e morën një nga një anëtarët e grupit për të dhënë idetë dhe mendimet e tyre lidhur me përmirësimin e sistemit të drejtësisë në vend.
Shtuar më 01/02/2012, ora 20:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori