Rama kujton arrestimin e Fatos Nanos: I vetmi politikan i dënuar me burg në këto 27 vite
Kryeministri Edi
Rama mblodhi Grupin parlamentar të PS për të dhënë qendrimin e tij ndaj çështjes "Tahiri".
Rama gjatë fjalimit të tij kujtoi momentin e burgosjes së
Fatos Nanos, vite më parë, për të cilin u shpreh se është i vetmi
politikan i
dënuar me
burg në këto 27 vite.
Fatos Nano sipas Ramës u arrstua me ca letra magazinash nga Italia.
"Kështu ndodhi edhe me
Fatos Nanon, vite më parë. I vetmi
politikan i
dënuar me
burg në këto 27 vite. Ashtu u sollën situatat edhe atëherë. U arrestua Nano me ca letra magazinash nga Italia.Dhe sot rikthehet ajo stafetë mes politikës që baltos dhe drejtësisë që burgos. Të harrojnë se mund të kthejnë pas në ato situata, Shqipërinë e shekullit XXI", tha kryeministri
Rama. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2017,
ora 09:57